Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu ka deklaruar sot se qeveria ka vendosur të mbyllë rrjetin social “Tik Tok” në vendin tonë.
"Për rritjen e Sigurisë Fizike dhe Digjitale në Shkolla kemi vendosur: Bllokimin e platformës TikTok, bazuar në një paketë instrumentash që po punohet nga AKCESK dhe AKSHI. Vendosjen e kamerave inteligjente përmes projektit “Smart City” me Emiratet e Bashkuara, duke siguruar një monitorim më efektiv brenda shkollës dhe perimetrit të sigurisë, brenda periudhës së zbatimit të këtij plani. Dyfishimin e numrit të oficerëve të sigurisë, duke arritur 500 oficerë të sigurisë brenda dy vitesh. Ngritjen e një strukture të dedikuar brenda Drejtorive Arsimore që do të koordinojë dhe menaxhojë detyrat e oficerëve të sigurisë dhe bashkëpunimin me strukturat e policisë së shtetit, njësitë e mbrojtjes së fëmijëve në nivel lokal. Vendosim Rregulla të reja dhe masa shtesë për sistemin e monitorimit të telefonave celularë gjatë orëve mësimore, forcojmë mekanizmat e referimit proaktiv dhe sinjalizimit të hershëm për rastet e dhunës dhe bullizmit si dhe bullizmit kibernetik, përmes përdorimit të platformave online në referimin e incidenteve në shkolla dhe jashtë tyre”, u shpreh Manastirliu.
- Egli Tako u fut në Big Brother, reagon Olsi Bylyku pas kunjave të Ledion Liços
- Parashqevi Simaku përshëndet “Festivalin e Këngës” në RTSH
- Kiara Tito reagon pas nisjes së Big Brother VIP 4
- Motra e Olta Gixharit futet në Big Brother VIP
- Banorja e BBV4 bën deklaratën e fortë: Nuk besoj te dashuria
- Nënë e bir si një konkurrent i vetëm, Gili dhe djali futen në Big Brother