GAFORRJA
Me siguri do të keni filluar të kuptoni diçka ndërsa po i afrohemi pushimeve… Diçka po ndryshon për mirë, me Venusin në shtëpinë tuaj të 8-të. Ndoshta ju dukeni më tërheqëse për seksin e kundërt, merrni më shumë flirte dhe propozime. Pra, është e mundur që dikush t’ju nxjerrë nga guaska juaj dhe ju përfundimisht të dorëzoheni. Gjithashtu, ekziston mundësia e rilidhjes me një ish, nëse ai e kupton se nuk mund të jetë larg jush në ditë të tilla. E vetmja gjë që është e sigurt është se Krishtlindjet do të kenë një shije mjaft dashurore për ju!
PESHORJA
Shumë shpejt jeta juaj beqare do të marrë fund. Dhe këtë e premton Venusi, i cili do të jetë në Ujor. Kjo do të thotë praktikisht për ju se do ta keni në shtëpinë tuaj të 5-të dhe ajo do t’ju japë të gjithë favorin dhe energjinë e saj në fushën tuaj emocionale. Nga flirti dhe… lojërat, asgjë tjetër! Edhe ju do të mahniteni, mjafton të zgjidhni me kë do të… qetësoheni. Krishtlindjet e këtij viti do të kenë standardet më të mira për ju dhe pritet të jenë një nga më romantiket e viteve të fundit. Kështu që kalofshi mirë!
- VIDEO/ E papritur! Konkurrenti i “Përputhen” largohet pasi vjen konkurrenti i ri
- “Hëna do të ketë ndikim negativ”, Horoskopi i datës 20 Dhjetor
- VIDEO/ Ç’po paralajmëron? Kiara Tito shfaqet me kufje para mikrofonit
- Elton Ilirjani tregon ku do ta shohim Parashqevi Simakun për Krishtlindje
- Dy shenja të Horoskopit do t’i japin fund beqarisë për Krishtlindje
- VIDEO/ “Mos më përmend”, Albi dhe Ketrina përplasen në prapaskenë: Je manipulator!