Përpara se të prezantonte për herë të parë programin më të ndjekur të humorit në Shqipëri, “Portokalli”, moderatorja Kiara Tito u shpreh se do të bënte të pamundurën që ky sezon të ishte i suksesshëm dhe kështu ka ndodhur.
Që në natën e parë që moderatorja u shfaq në ekranin e Top Channel, publiku ishte tepër i përkushtuar ndaj moderatores dhe programit gjithashtu. Kiara Tito publikonte shpesh foto e video me fansat e saj dhe të partnerit të saj, Luiz Ejlli të cilët shkonin për ta parë nga afër në studiot e Top Channel çdo të shtunë.
Faqja në Instagram e “Portokalli” lajmëronte shpesh se biletat ishin shitur më shpejt se sa ndoshta mund të pritej. Një sukses i jashtëzakonshëm ishte kur në Portokalli mori pjesë këngëtari Luiz Ejlli, ku salla u mbush plot dhe biletat u shitën më herët se çdo javë.
Por së fundmi në faqen e Instagramit të programit është lajmëruar se i gjithë sezoni i “Portokalli-së” është shitur dhe sigurisht që edhe Kiara Tito ka pjesën e saj të meritës.
- VIDEO/ “Nuk je këtu për të komentuar fjalët e mia”, debat mes Olta Gixharit dhe Milaim Zekës
- Këto shenja Horoskopi do të kalojnë bukur këtë javë
- Tërmeti shkund Shqipërinë, lëkundjet u ndjenë edhe në Tiranë
- VIDEO/ Heidi Baci reagon pas lajmit se do të prezantojë BBV Fan Club
- Tragjike! Konkurrenti i “Përputhen” humb nënën, aksidentohet dhe i digjet shtëpia
- Heidi Baci rikthehet fuqishëm, prezantuese e “Big Brother VIP Fan Club”