Sun. Dec 15th, 2024

Alketa Vejsiu tregon kritikat e vajzës për performancën e saj në ‘X Factor Albania’

Alketa Vejsiu ka gjetur një ekuilibër mes profesionit dhe familjes. Në një bisedë të ngrohtë me Arbana Osmanin në “Mirëmbrëma yje”, moderatorja ndau detaje për raportin e saj me të afërmit, veçanërisht për marrëdhënien me vajzën e saj, Nikin.

Duke kujtuar një moment nga e kaluara, ajo ndau një episod me vajzën e saj gjatë finales së “X Factor Albania”, ku performoi një miks të këngës “Po s’më puthe ti” dhe një koreografi frymëzuar nga Jennifer Lopez.

“Ishte një performancë që e bëra për qejfin tim,” rrëfen Alketa. “Thashë, kur të jem 50-60 vjeç, do ta shoh veten 40 që kërceja dhe këndoja. Por Nikit s’i pëlqeu aspak.”

Vajza e saj nuk i kurseu kritikat, duke i thënë: “Çfarë ishte ajo performancë? Jennifer Lopez ti? Krahasohesh ti me Jennifer Lopez?” E qeshur, Alketa iu përgjigj: “Nuk po përpiqesha të bëja Jennifer, po të bëja Alketën që e adhuron Jennifer kur këndon në skenë.”

Kjo marrëdhënie e veçantë mes nënës dhe vajzës tregon jo vetëm lidhjen e tyre të ngushtë, por edhe faktin që Alketa është gjithmonë e hapur ndaj mendimeve dhe kritikave, madje edhe kur vijnë nga ata që e duan më shumë.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *