Aktorja e njohur Angelina Jolie është shfaqur zbathur në emisionin e Jimmy Fallon. Ylli i Hollivudit ka bërë një paraqitje ndryshe, për të folur për filmin e saj të ri, “Maria” për jetën e Maria Callas.
Duke hyrë në skenë, aktorja është duartrokitur nga publiku. Kur ajo u ul përballë Jimmy Fallon për të folur për punën e saj, drejtuesi i emisionit nuk e la pa komentuar pamjen e saj.
Konkretisht ai i tha me humor: “Të shohim këmbëzbathur, i harrove këpucët?”
Aktorja “shpërtheu” në të qeshura, teksa tregoi se i kishte ndodhur një aksident dhe ndaj ishte shfaqur zbathur.
Ajo tha se kishte thyer gishtin e këmbës dhe se asnjë këpucë nuk po i bënte: E dini, unë theva gishtin tim dhe po kërkoja këpucën e duhur, por nuk munda ta gjeja.
- Gati për një lidhje të re? Ja çfarë thotë Xhensila Myrtezaj
- Sara Gjordeni solli në jetë vajzën, Olsi Bylyku dhe partnerja e surprizojnë
- FOTO/ Olsi Bylyku shtrohet në spital: Më kanë shkurtuar jetën…
- “Nuk lejoj askënd të abuzojë me emrin tim”, Milaim Zeka i kthehet Jonida Vokshit, moderatorja ‘nuk ia përton’
- Këto janë shenjat më me fat për muajin Dhjetor
- VIDEO/ Heidi Baci rikthehet në ekran, ja ku do ta shohim