Thu. Nov 21st, 2024

Lajm i mirë apo i keq? Ambasada gjermane bën një njoftim të rëndësishëm!

Gjermania ka marrë sërish masa të rrepta për ne, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Ambasada gjermane në Tiranë ka vendosur të mbyllë zyrën e vizave dhe të pasaportave.

Ajo deklaron se personat e prekur nga mbyllja e zyrës do të marrin në momentin më të parë të mundshëm një datë/orë të re aplikimi.

“Prejt ditës së sotme, e hënë 20 korrik 2020, nisur nga gjendja aktuale Zyra e Vizave dhe e Pashaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë është e mbyllur për arsye parandaluese. Personat e prekur nga mbyllja e zyrës do të marrin në momentin më të parë të mundshëm një datë/orë të re aplikimi. Ne do të informojmë përmes faqes së internetit apo Faceboouk-ut sapo zyra të rinisë veprimtarinë e saj. Lutemi për mirëkuptimin tuaj“, thuhet në njoftimin e ambasadës në rrjetet sociale.

Ndërsa më tej vijon: “Në raste urgjente konsullore mund të na kontaktoni përmes numrit të shërbimit të gatshëm 068 202 9109. Lutemi për mirëkuptimin tuaj që përmes këtij numri nuk mund të japim informacione rreth datave të aplikimit apo procedurave për vizë.”

Kujtojmë që Gjermania vendosi që për shkak të masave të marra për mospërhapjen e koronavirusit të shtyjë hapjen e kufijve me vendet e treta.

Ky vendim vlen për vendet e treta, ku përfshihet dhe Ballkani Perëndimor e rrjedhimisht edhe Shqipëria. Mediat gjermane raportuan se shtyrja e hapjes së kufijve do të jetë deri më 31 gusht. Por ende nuk dihet për një vendim që mund ta shtyjë apo jo hapjen e kufijve përtej fundit të gushtit. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *