Sun. Dec 8th, 2024

Fituesi i Big Brother VIP Kosova kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme

Tashmë është zyrtare që Lumbardh Salihu, fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme qendrore të Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Pak javë më parë, Lumbardhi kishte njoftuar se ishte bërë pjesë në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), parti e cila të mërkurën, publikoi listën e plotë të kandidatëve për deputet, në mesin e të cilëve figuron edhe emri i Lumbardhit.

Lumbardh Salihu, i njohur për publikun për rrugëtimin e tij në industri të ndryshme, ka nisur karrierën si futbollist, për të kaluar më pas në modeling.

Megjithatë, ai e mori famën më të madhe gjatë pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova, ku arriti të fitojë edicionin e dytë të këtij spektakli.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *