Tue. Nov 26th, 2024

I hodhi pijen Xhiliolës, “Përputhen” merr vendimin për Ketrinën: Do të izolohet në…

Në studion e “Përputhen” ka ndodhur një situatë e paprecendentë. Njëra nga konkurrentet Ketrina i ka hedhur pijen konkurrentes tjetër Xhiliola. Ndërkaq, rikujtojmë se Xhiliola dhe Albi janë pezulluar nga programi pasi konflikti i tyre degradoi deri në dhunë fizike.

Pas kësaj Ketrina bëri një tjetër veprim të pahijshëm duke marrë “hak” e duke ia hedhur pijën në kokë Xhiliolës. Ketrina tha se këtë veprim e bëri prej Albit pasi sipas saj në situatën me Xhilionën ai nuk kishte asnjë faj. Për të komentuar këtë situatë ka qenë e ftuar edhe psikologia e cila ka pasur një bashkëbisedim me Ketrinën.

Ajo e pyet se cili ka qenë motivi i këtij akti dhe Ketrina ka këmbëngulur që nuk pendohet aspak për atë veprim që ka bërë dhe justifikohet duke thënë se ka qenë perherë e sulmuar nga Xhiliola. Ketrina do të izolohet në një rulo në një kohë të papërcaktuar. Ky ka qenë vendimi i produksionit pas veprimit të saj.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *