Thu. Nov 28th, 2024

“Kisha krahun të thyer, s’bëra më të mirën time”, Einxhel zbulon detaje nga nata e parë me Dagz

Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz e nisën historinë e dashurisë brenda shtëpisë së Big Brother VIP 1.

Në një rrëfim plot humor dhe sinqeritet në “Goca dhe gra”, Einxhel tha se megjithëse tërheqja mes tyre ishte e fortë, nuk kanë kryer marrëdhënie intime për herë të parë brenda formatit.

Madje, ajo i kishte kërkuar produksionit që të largonin Dagz nga shtëpia për të mos i rezistuar më gjatë tensionit emocional dhe fizik që ndjente.

“Jo se ishte e vështirë të kontrolloja veten, por marrëdhënia jonë u forcua më shumë në aspektin shpirtëror. Ato dy netët në suitë ishim si në një luftë – hëngrëm veten me dhëmbë nga epshi“, tha moderatorja duke qeshur.

Pas përfundimit të spektaklit, Einxheli pranoi se marrëdhënia u konsumua, por nën rrethana jo të zakonshme.

“E kisha krahun e thyer dhe nuk e dhashë më të mirën time”, tregoi ajo me humor.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *