Sat. Nov 9th, 2024

Përmbytje ne vendin tonë? Meteorologia paralajmëron: Javën tjetër reshjet do të fuqizohen…

Meteorologia Tanja Porja ka paralajmëruar për reshje të intensitetit të lartë dhe rrebeshe shiu, të cilat do të sjellin rrezik për përmbytje në vendin tonë.

“Nga data 12, 13, 14 nëntor reshjet do të fuqizohen drejt lindjes duke përfshirë Italinë e jugut dhe territorin shqiptar që nga data 11 nëntor e në vijim reshjet me intensitet të lartë do të përfshijnë një pjesë të Ballkanit, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kosovën, Maqedoninë e veriut. Reshjet priten të jenë 50-70 mm në një interval kohor 3 orësh. E gjithë kjo rrit riskun për përmbytje ne vendin tonë. Reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe të lartë”, Porja said.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *