Gazetari i njohur, Bledi Strakosha ka fituar gjyqin në Gjykatën e Tiranës ndaj Radio Televizionit Shqiptar, për shkarkimin e tij nga puna në mënyrë të padrejtë.
Lajmin e ka ndarë vetë gazetari përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se ky vendim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt zgjidhjes së padrejtësisë që ai ka përjetuar.
“Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për vendimin e marrë ditën e sotme nga Gjykata e Shkallës së I-rë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, për çështjen time me RTSH-në. Ky vendim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt zgjidhjes së padrejtësisë që kam përjetuar dhe përpjekjes për të vërtetën dhe drejtësinë. Ndërhyrja e gjykatës dhe vlerësimi objektiv i çështjes sime më jep shpresë për të ardhmen dhe më jep besim se drejtësia, në fund, do të triumfojë. Jam thellësisht mirënjohës për drejtesinë dhe për trajtimin e kësaj çështjeje si dhe për dhënien e së drejtës që e kam kërkuar prej kohësh. Shumë falenderues edhe ndaj avokatit tim Gedeon Dudushi”, he writes.
- VIDEO/ “Flinte në tavolinën e punës”, Agron Llakaj tregon si e nisi karrierën Bes Kallaku
- E rëndë/ Një burrë hidhet nga kati i gjashtë i pallatit në Tiranë
- VIDEO/ Albërie Hadërgjonaj zbulon detaje nga dasma e Lori Hoxhës: Klas i paparë!
- “Nuk kam kujt t’i marr një mendim”, Rozana Radi flet si rrallëherë për prindërit që nuk jetojnë më
- FOTO/ “Më mësove t’i fal armiqtë”, Rezarta Shkurta feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush këngëtarja
- Mevlani flet për herë të parë për Livian pasi doli nga BBVK