Regjisorja Vera Grabocka u nderua me çmimin e veçantë “Unaza e Katit” në kuadër të përkujtimit të 150-vjetorit të lindjes së Shtjefën Gjeçovit, që u mbajt në Zym të Hasit, Prizren.
Ajo u prit me duartrokitje të ngrohta teksa ngjitej në skenë për të pranuar këtë çmim, që nderon kontributin e saj të jashtëzakonshëm në art për shumë vite.
Me emocion, Vera shprehu kënaqësinë e saj për këtë nder të veçantë, duke e konsideruar Unazën e Katit si simbol të përkushtimit të saj ndaj artit.
“Kam një ndjenjë të madhe nderi dhe mirënjohjeje për Çmimin e veçantë “Unaza e Katit”, në këtë përvjetor të shenjtë. Ky është një vlerësim i jashtëzakonshëm për mua si artiste, dhe unaza do të më kujtojë gjithmonë përkushtimin tim ndaj artit. Falënderoj me zemër gjithë Kosovën, veçanërisht banorët e Zymit të Hasit, dhe Profesorin Frrok Kristaj për këtë nder që m’u bë!”, shprehet Vera në postimin e saj në Instagram.
- VIDEO/ I ulur në karrige duke lexuar, Luiz Ejlli ndan pamjet e veçanta me fansat
- VIDEO/ Heidi Baci reagon e revoltuar: Fytyra e një sistemi të dështuar
- “Ku po i rrisim fëmijët?”, Arbana Osmani reagon për ngjarjen tragjike në Tiranë: Jam e shokuar…
- VIDEO/ I fshiu fotot nga Instagram-i, Ilnisa: Ja çfarë po ndodh mes meje dhe Meritonit
- Jonida Maliqi i përgjigjet ish-bashkëshortit: Çfarë kam toleruar më parë…
- FOTO/ Jonida Maliqi e paditi, ish-bashkëshorti publikon faturat