Këngëtarja Nita Latifi, ish-banuese e “Big Brother VIP 2,” ishte e ftuara e fundit në emisionin “Glamour Zone” në “Ora News”.
Gjatë intervistës, prezantuesja Ester Bylyku e pyeti Nitën për vendimin e fundit të Gjykatës së Fierit, që e dënon këngëtarin Luiz Ejlli me një vit burg.
“Jo çdo lajm që del është i vërtetë. Nuk e di nëse është e saktë 100%,” tha Nita.
Kur Esteri i sqaroi se ishte vendim gjyqësor, Nita reagoi me habi.
“Domethënë është e vërtetë? Nuk kam folur me të. Thjesht e kam takuar rastësisht në Prishtinë dhe u gëzova shumë që po arrin sukses në muzikë dhe karrierë. Më vjen keq nëse do t’i ndodhë diçka e tillë, sepse një vit burg do t’i kushtonte shumë, e normalisht, askush s’e dëshiron një gjë të tillë,” shprehu Nita me keqardhje.
- VIDEO/ Olti Curri tregon takimin me Heidin para se të largohej nga Top Channel: Shkaku i largimit të saj…
- VIDEO/ “Zemra po ulëret, po të kërkon ty”, Romeo i bën dedikim Heidit?
- Zbulohen emrat/ Ja kush janë disa nga personazhet që thuhet se do të jenë pjesë në BBV4
- VIDEO/ E mbani mend Sindin e “Përputhen”? Shikoni sa shumë ka ndryshuar
- Shpat Deda flet për dasmën e Dafina Zeqirit: Më kërkoi të këndoj një këngë që s’e kisha dëgjuar kurrë
- “Luana Vjollca nuk ka talent në muzikë”, Nita Latifi e thotë troç: Nuk e arrin atë që ka në…