Dje në mbrëmje moderatori Alaudin Hamiti doli i vetëm në skenën e Big Brother VIP Kosova, pa bashkëprezantuesen e tij, Jonida Vokshi.
Mungesa e saj lidhej me një arsye të dhimbshme, pasi Jonida ka humbur babain vetëm disa ditë më parë.
Alaudini u shpreh me shumë respekt dhe emocion në fillim të programit, duke ndarë disa fjalë ngushëllimi për kolegen e tij.
"Jonida ka përjetuar një humbje të rëndë ditët e fundit. Dhimbja është aq e thellë sa fjalët nuk mjaftojnë për ta shprehur. Ne i dërgojmë ngushëllime dhe i themi se mendja dhe zemra jonë janë me të në këtë periudhë të vështirë,” u shpreh ai.
- “Nuk flasim”, Olta Gixhari: Luizi është budalla, e rreh gruaja
- VIDEO/ “Çdo moment ndihet si një dhuratë”, pamjet përrallore të festave nga familja Ejlli
- VIDEO/ Heidi Baci reagon pas lajmeve se është larguar nga Shqipëria
- “Nuk duam hakmarrje”, prindërit e Martin Canit: Duam të largohemi që këtu, dua t’iu jap një mesazh njerëzve
- VIDEO/ Në familjen e Romeo Veshajt ka festë, zbulohen pamjet
- Banori i “BBVK” shpërthen në lot, ja çfarë ndodhi