Mevlan Shaba ka treguar për një histori që i kishte ndodhur menjëherë pas ndarjes nga ish-partnerja e tij.
Ai thotë se pas gjashtë muajsh e ka kapur një periudhë ankthi e depresioni që ka qenë shumë e vështirë për të.
Konkurrenti thekson se ka pasur simptoma të ndryshme saqë i humbi shpresat për jetë.
“Pas ndarjes e kam përjetuar keq dhe pas një kohe, gjashtë shtatë muaj më ka kapur kjo periudha e ankthit depresionit, që ka qenë një periudhë shumë shumë shumë e vështirë, që unë me thënë të drejtën se kisha përjetuar kurrë. Kam pasur simptoma të ndryshme, kisha humbur edhe shpresat e jetës që nuk do të bëhesha kurrë njeri, isha një lloj që nuk e kisha imagjinuar kurrë nga sot nesër. S’kisha fuqi as me ec, të dukej çdo gjë kot. Nuk doja të shihja asnjë njeri. Se isha i lidhur atë kohë me dikë tjetër, por që nuk isha i dashuruar sepse isha akoma i dashuruar me dikë tjetër dhe ai person më ka ndenjur aq shumë afër atë periudhë, kudo që të jetë ishalla Zoti i dhëntë të gjitha të mirat se s’është më me mua sigurisht. Nuk harroj atë personin që më ka ndenjur afër”, tregoi Shaba.
- VIDEO/ “Mirëmbrëma yje”, Arbana Osmani prezanton më në fund projektin e ri
- VIDEO/ Zbulohet arsyeja pse Heidi u kthye në Tiranë, ja ç’po ndodh me jetën e saj
- VIDEO/ Rezart Veleshnja bën postimin e papritur për banoren e BBVK3: Të dua Drenusha…
- 4 shenjat e zodiakut që do mbulohen nga paratë në 2025-n
- VIDEO/ Luiz Ejlli shfaqet me ish-banorin e BBV3 që u përjashtua, ja ç’i bëri bashkë
- VIDEO/ Luiz Ejlli makes an important announcement for the people of Shkodra: At 14:00 I am waiting for you...