Me siguri e keni dëgjuar këngën e ndjerë të Bardhit, “Qikës Tem”. Rreshtat e saj kanë prekur këdo dhe po me këtë projekt muzikor Bardhi u shpreh hapur lidhur me problemet që ka kaluar duke i shfaqur ato në rreshtat e këngës.
Këto rreshta bën bujë kudo. Shumë e mbështetën e shumë të tjerë jo…
Siç duket, Bardhi është ndjerë “i detyruar” për një sqarim për publikun dhe nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it shkruan:
“Duke parë shqetesimin tuaj te vazhdueshem per situaten time financiare dhe dashamiresine tuaj ndihem i obliguar t’iu them se familja ime e ka kaluar prej shume muajsh situaten e pershkruar ne kangen e vajzes.
Nese kjo kange do ishte perdorur si viktimizim do e kisha lansuar ne muajin Prill ose Maj kur veshtiresite ishin aktuale, por un mendoj qe arti i mire gjithmone duhet me hap debate dhe me kriju pyetje.
Jam mëse krenar per rreshtat qe i kom shkru ne kete kange per vajzen time sepse mendoj qe cdo femije menyren me te mire per te mesuar dicka e ka nepermjet eksperiencave te prinderve.
Ju dua shume, Elhamdulilah prej Zotit jemi shume mire e Zoti ju rujt t gjithve.“
- VIDEO/ Luiz Ejlli publikon këngën e re “Hajt Bab Hajt”
- VIDEO/ Kiara Tito thyen rekordin në “Portokalli”, ja çfarë ka ndodhur
- VIDEO/ “Do dilni bllof”, Arbana Osmani paralajmëron mediat në Shqipëri
- FOTO/ Aktori i famshëm i “Portokalli” pjesë e Big Brother Vip Kosova? Ja çfarë zbulon Bledi Mane
- VIDEO/ “Fake love, ke lujt bukur nga fillimi”, Romeo Veshaj publikon këngën e re
- “Jam krenar”, Bardhi reagon për këngën “Qikës Tem”: Nëse do e kisha përdorur për viktimizim…