Wed. Nov 20th, 2024

Ishin shpallur në kërkim, dorëzohen në polici dy motrat Berisha, zbulohet vendimi i marrë

Janë dorëzuar në polici dy motrat, Antonela dhe Mariela Berisha, të cilat ishin shpallur në kërkim pasi disa javë më parë dhunuar modelen Klea Prenga në një restorant në kryeqytet.

Sipas njoftimit të policisë, dy motrat janë vetëdorëzuar mbrëmjen e sotme, ku njërës prej tyre thuhet se i është caktuar masa e sigurisë ‘Arrest në burg’.

Police notification:

Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 09.08.2024, ku në një lokal te Kodra e Diellit, shtetaset A. B. dhe M. B. (motra) kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., ju njoftojmë se:

Sot më datë 16.10.2024, rreth orës 19:00, këto dy shtetase janë vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Në vijim të veprimeve u bë ekzekutimi i vendimit penal të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë, ndaj shtetases M. B., dhe masën e sigurimit “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” ndaj shtetases A. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *