Robert Berisha ka reaguar në rrjete sociale pas disa videove ku ishte duke kërcyer në dasmën e Adrit dhe Ilirianës.
I revoltuar, pasi u shpërndarë video teksa po kërcente me ish-banoren e Big Brother VIP Kosova, Santiana Malokun, Berisha thotë se nuk ka mbetur as të kërcejë e të bëjë atmosferë pasi menjëherë bëhet viral.
“Qenka ndez TikToku. Nuk ka mbetur as të kërcejmë as të bëjmë atmosferë me kolege e shoqe se hor të bëjnë shqipet. Unë kërcej edhe e bëj ashiqare pa asnjë cent kompleksi, krejt ata që kanë qenë aty janë kënaq e për juve që për pak pëlqime dhe klikime shiteni, nuk ma ndien”, u shpreh ai.
Më tej ai shton: “Në emër të kompanisë time ‘ndezim ndeja e ahengje’ ju kërkoj falje krejt juve që nuk keni qenë mbrëmë aty me u kënaq si ne”.
Në postim, ai e etiketoi edhe të dashurën e tij Ana Skrel, duke i thënë se në raste të tjera do të jenë së bashku.
- VIDEO/ Me flokët kaçurrela dhe buzët e kuqe, Kiara Titon nuk e kemi parë kurrë kaq yll
- 3 shenjat e Horoskopit më të prekura nga Mërkuri në Akrep
- Monica Bellucci poston foton e veçantë me partnerin e saj
- “Gjithçka do shkojë për mrekulli sot”, ja çfarë parashikon Horoskopi
- Yllka Mujo feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush aktorja e mirënjohur shqiptare
- “Burrë quhet Bardhyl Idrizi”, Erjola Doçi: La famën, lekun dhe suksesin për Sarën, kjo quhet dashuri!