Wed. Dec 18th, 2024

“Ishe pak paragjykuese”, Alba Pollozhani debaton me Monika Stafën: Mos më ndërpre!

Deklarata e Alba Pollozhanit ka nxitur debat në këtë puntatë të “Trotuar” në E Diell.

Ajo u përfshi në debate të ashpra me spikeren e Top Channel, Monika Stafa.

Alba: Meqë morëm vesh për titullin që do të kemi sot…është zarf shpirtëror, kam shkëputur një pjesë të vogël nga një atdhetari im nga Dibra e Madhe, unë nuk jam tip I poezive, nuk është se lexoj libra, nuk kam lexuar asnjëherë në jetë libra që në klasë të parë dhe të dytë, përveç librave profesionalë.

Monika: Duhet të isha përgatitur shumë mirë për të qenë në këtë panel, më vjen shumë keq.

Manushi: Do ta bësh që të lexojë librin e parë, e kupton çfarë misioni historik ke?

Alba: Kam shkëputur një pjesë nga Haki Sharofi, I cili është nga Dibra e Madhe dhe kishte një vepër që quhej “Lavdi Hyjnore”.

Monika: Dua të ndalem tek ajo që the, nuk kam lexuar ndonjëherë libër, kur thua shpirt duhet të paktën në jetën tënde të kishe kapur një faqe me dorë, është shumë e lidhur kjo.

Alba: Në këtë pjesë ti ishe pak paragjykuese, mos më ndërpre. Përderisa kam shkëputur një pjesë nga një vjershë…

Monika: Jo nuk ke lexuar. Dua vetëm të të nxis të lexosh më shumë.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *