Wed. Oct 9th, 2024

“Një ditë shumë me fat nesër”, Horoskopi javor sipas Meri Shehut dhe shenjat më me fat

Dashi – 3 yje
Nesër kanë një ditë të bukur ku planet dhe projektet e tyre avancojnë pozitivisht, marrin lajme të mira, udhëtime, bisedat dhe marrin ndonjë lajm të mirë ekonomik që nesër pasdite fillon të funksionojë. Nëse e përpunojnë mirë atëherë mund të kemi një javë interesante.

Demi – 2 yje
Jemi në një periudhë të sherrit me Mërkurin në Peshore dhe Marsin në Gaforre ndaj ndihen të papërgatitur me një sherr me një të afërm, në rrugë dhe nuk do të japin mesazhe të qarta. Nuk pritet ndonjë rekomandim i mirë gjatë ecurisë së ditëve. Planetët e mirë në Gaforre dhe Akrep do t’u japin një shans gjatë fundjavës.

Binjakët – 3 yje
Mund të merrni edhe më shumë sepse dita e nesërme është shumë pozitive, do të marrin një lajm të mirë në jetën personale, të punës, iniciativa të mira, komunikime të mira, një lajm të mirë ekonomik. Kjo javë presupozohet me fat, edhe me Jupiterin në shenjën e tyre.

Gaforrja – 1 yll
Dje kanë filluar sherret dhe varet se çfarë është prishur. Kjo prishje komunikimi, sidomos në çështje karriere e familjare, mund t’i shqetësojë dhe të reflektohet. Gjërat e tjera janë mirë sepse në dashuri do të kenë një javë shumë interesante dhe nesër mund të kenë takime shumë të mira dhe pozitive.

Luani – 2 yje
Nuk janë shumë në terezi këtë periudhë sepse ka ca prapaskena pune, plane që nuk shkojnë mirë, debate, situata kritike që kanë filluar dje dhe do të vazhdojnë. Në fshehtësi do të marrin një inciiativë për një takim romantik dhe një marrëveshje të mirë ekonomike, por gjithnjë në fshehtësi.

Virgjëresha – 4 yje
Nesër është një ditë shumë e mirë dhe nëse kanë një takim, duan të bëjnë një takim pune për të prezantuar një projekt, propozim apo diçka të rëndësishme, për të dalë nga një situatë e bllokuar dhe sherresh që kanë ndodhur në fundjavë, kanë ditën më të mirë. Do të kenë edhe lajme të mira financiare këtë javë pas shpenzimeve të fundjavës dhe javës së kaluar.

Peshorja – 4 yje
Është shenja që vë tonalitetin. Kanë pasur sherre e debate dje kështu që të shohim sesi do të qetësohen nesër sepse kanë një ditë me fat dhe mund të qetësojnë pojektet ligjore, udhëtimet, kontaktet, takimet personale por edhe një çështje të rëndësishme ekonomike që kanë të bëjnë me trashëgimi, por edhe me detyrimet që kanë pasur në këtë periudhë.

Akrepi – 3 yje
Kanë një ditë shumë me fat nesër në çështjet erotike sepse Afërdita, planeti i dashurisë në shenjën e tyre në lidhje të bukur me Marsin në Gaforre jep iniciativa, takime, njohje të reja që mund t’i shfrytëzojnë për mirë. Është java erotike për Akrepët dhe është shumë pozitive. Në prapaskenë ka pasur probleme pune, shqetësime, fundjavën s’e kanë kaluar shumë mirë dhe shpenzimet i kanë mbytur disi.

Shigjetari – 2 yje
Nesër do të jetë një ditë e mirë, por problemi ka qenë në fundjavë me familjarë, njerëz të afërt ose një njohje shoqërore që nuk ka qenë shumë i mirë. Jeta sociale nuk ka qenë e mirë, diku mund të jetë folur keq për ta dhe të jenë prishur disi aleancat që kanë pasur. Pretendohet për lajme të mira ekonomike në vazhdim.

Bricjapi – 1 yll
Nga dje gjërat nuk kanë qenë mirë, kuadratët kanë qenë të vështirë për ta. Marsi në Gaforre ka qenë përballë shenjës së tyre dhe i ka futur në sfida, antagonizëm dhe disa ekuilibra personalë apo në çështje pune janë prishur. Sado që do të rregullohen rrugës, nesër marrin lajme të mira, por lodhja do të reflektohet.

Ujori – 2 yje
Edhe ata kanë pasur streset e tyre lidhur me punën, përditshmërinë, Mërkuri në Peshore që ishte aleat në lidhjet erotike ose me jashtë ka hasur pengesa në fundjavë. Situatat do të rregullohen me një lloj reklamimi ose publiciteti kështu që duhet të marrin iniciativa për të treguar projektet e tyre dhe për të investuar. Deri nga e enjtja do të kenë një lajm shumë të mirë erotik dhe formim të mirë të situatave që u janë dukur të prishura.

Peshqit – 3 yje
Janë në një situatë të mirë, janë komodë, Afërdita në Akrep dhe Marsi në Gaforre po i mbrojnë. Pavarësisht rrëshqitjeve në fundjavë lidhur me punën dhe disa situata të paqarta sa i përket anës ligjore ose punës, kjo do të riformohet e stabilizohet deri në fundjavë.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *