Ditën e sotme, opozita ka vendosur që të protestojë, demonstratë që e kanë paralajmëruar prej ditësh tashmë. Në orën 18:00 ata së bashku me mbështetësit demokratë do të protestojnë në Tiranë.
Pritet që të ketë edhe bllokim të disa akseve rrugore, si më poshtë:
“Do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza” dhe në rrugët: “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Në varësi të zhvillimit të tubimit mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve dhe në këto akse rrugore:
Kafe “Europa” – Segmenti “Ushtari i panjohur” deri te 9-katëshet;
Shkolla “1 Maji” – kryqëzimi i urës së ATSH-së deri te rruga e Elbasanit;
Kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja;
Sheshi “Skenderbej”, bashkia Tiranë dhe Pallati i Kulturës;
Kryqëzimi i Librit Universitar;
Kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla “Sabaudin Gabrani”;
Kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ismail Qemali”;
Rrethrrotullimi “Zogu i Zi”;
Kryqëzimi te ish-stacioni i trenit;
Kryqëzimi i urës së Taivanit;
Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit “Skënderbej”;
Kryqëzimi i urës së ish-hotel “Dajti”;
Kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave;
Rruga “Dritan Hoxha”, përpara vendit të quajtur “Kupola”;
Kryqëzimi i pallatit me shigjeta”.
- Ç’ka ndodhur mes aktoreve? Rudina Dembacaj kap për flokësh Egla Cenon
- “Më të bukur se Kiaruku nuk kam parë”, Luiz Ejlli: Shkëlqe sonte drita e diellit!
- FOTO/ Remzie Osmani do t’i bashkohet BBV Kosova?
- “I kanë anuluar koncertet pas dënimit”, Luiz Ejlli reagon ashpër ndaj medias: Do t’i vë flakën…
- VIDEO/ “Ta dija që të gjithë janë kështu nuk isha martuar kurrë”, Vesa Luma ‘shpërthen’ ndaj Big Bastës
- VIDEO/ Reis Çiço këndon nga studio e lajmeve, merr pjesë në videoklipin e reperit të njohur