Fri. Oct 4th, 2024

Reshjet e dendura të shiut, përmbytet ky qytet në Shqipëri

Ditën e sotme, vendi është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu, teksa situata më e rënduar duket në qytetin e Lezhës.

Në disa lagje të qytetit sistemi i kanalizimeve nuk po e përballon dot nivelin e prurjeve, duke bërë që uji të dalë në sipërfaqe dhe të vërshojë nëpër rrugë.

Situata më problematike paraqitet në bulevardin ‘Gjergj Fishta’ dhe në bllokun e banimit ’11 Janari’ në lagjen “Besëlidhja”.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *