*Kjo është një histori e treguar nga BBC
Në vitet 1990, skocezi, Tom McClean provoi të lundrojë me anijen e tij 62 tonshe në formë balene, të quajtur “Moby”, përtej Atlantikut, por nuk arriti të mbledhë fondet për të përfunduar projektin. Pothuajse 30 vjet më vonë ai ende e mban ëndrrën.
Sipas BBC, ideja për anijen u frymëzua pasi e ka kaluar edhe më herët Atlantikun me një varkë në formë shisheje.
“Pas varkës me shishe mendova se mund të bëja kalimin në një varkë të çdo forme“, thotë Tom, i cili edhe pse 80 vjeç është ende mjaft aktiv.
Anija me balena 20m (65ft) kushtoi 100,000 £ për t’u ndërtuar dhe përbëhet nga dy motorë me naftë. / Labyrinth