Tue. Jul 30th, 2024

Presidenti amerikan, Joe Biden është takuar sot me Presidentin rus, Vladimir Putin në Gjenevë.

Pas takimit, Biden doli në konferencë për mediat ku tha se “i thashë Putin se axhenda jonë nuk është të jemi kundër Rusisë apo ndokujt tjetër. Është një axhendë në mbështetje të popullit amerikan.”

Po ashtu, presidenti i SHBA-ve paralajmëroi Rusinë sa i përket çështjes së Alexei Navalny.

“Nëse Alexei Navalny vdes në burg, pasojat për Rusinë do të ishin shkatërruese”, tha Biden.

Kush është Alexei Navalny?

Alexei Navalny është udhëheqës i opozitës ruse, avokat dhe aktivist anti-korrupsion. Ai u bë i njohur ndërkombëtarisht duke organizuar demonstrata kundër Presidentit Vladimir Putin dhe qeverisë së tij.

Navalny është përshkruar nga “The Wall Street Journal” si “njeriu nga i cili Vladimir Putin ka më shumë frikë”.

Ai është udhëheqësi i partisë “Rusia e së Ardhmes” dhe themeluesi i Fondacionit Kundër Korrupsionit.

Kritiku i Vladimir Putin u ndalua më 17 janar 2021 në një aeroport të Moskës sapo zbriti nga avioni.

Lidhur me këtë arrestim kanë reaguar dhe Bashkimi Evropian dhe vendet perëndimore dhe kërkuan lirimin e Navalnyt. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *