Wed. Oct 2nd, 2024

Romeo Veshaj dhe Heidi Baci bëhen bashkë në Top Channel, do t’i shohim në të njëjtën ditë

Heidi Baci dhe Romeo Veshaj do të kthehen në ekran në të njëjtën ditë javën e ardhshme.

Të shtunën e 5 tetorit, në orën 21:00 në ekranin e Top Channel do të nisë të transmetohet seriali “Tenxherja kapakun”, ku Romeo luan rolin kryesor, bashkë me Elvana Gjatën.

Fill pas serialit, në orën 22:00 në Top Channel do të transmetohet programi i Heidit, “Goca dhe Gra”, ku ish banorja e BBV është pjesë e panelit të moderatoreve.

Nëse janë ndarë apo jo nuk mund ta themi, por ajo që mund të themi me siguri është Romeo dhe Heidi nga data 5 tetor do të ‘bëhen bashkë’ aty ku historia e tyre nisi, në Top Channel.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *