BE njofton sot se ka hequr kufizimet e udhëtimit për tre vende të Ballkanit, Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Secili prej vendeve duhet të regjistrojë maksimum 75 raste pozitive me koronavirus për 100,000 banorë, në 14 ditët e fundit.
Por pavarësisht kësaj ndonjë nga shtetet anëtare të BE-së mund të vazhdojë të kërkojë test negativ për COVID-19 ose një periudhë karantine. /Labirinth