Largimi nga jeta e aktorit Zef Deda, ishte një lajm i trishtë për të gjithë shqiptarët, familjen dhe miqtë e tij.
Një nga komentet që tërhoqi më shumë vëmendje në momentin e ndarjes nga jeta të Zefit, ishte ajo e ish-mikut të tij Sandër Ruçi, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale zbuloi se kishte vite që nuk flisnin bashkë. Teksa ishte i ftuar në “Quo Vadis”, aktori Sandër Ruçi, zbuloi pengun e tij më të madh, atë që nuk ishte pranë Zefit në momentet e fundit të jetës.
Biseda në studio:
Pranvera Borakaj: Çfarë ndodhi me Zefin që u keqinterpretove?
Sandër Ruçi: “Është një histori e gjatë. Jam duke bërë një roman dhe në kuadrin e kësaj Zefin e kam pasur si vëlla. Edhe sot e dua si atëherë. Jam duke bërë një roman me titull “Udhëtim në Parajsën e Ferrit artistik”. Kopjen e parë të romanit kur të botohet do ta kesh ti”.
Pranvera Borakaj: Çfarë ndodhi që u prishët më pas dhe Zefi të kërkoi në ditët e fundit?
Sandër Ruçi: “Nuk e di a më ka kërkuar apo jo. Nuk jam i sigurt sespe nëse do më kishte kërkuar do të shkoja barkas”.
Pranvera Borakaj: Nuk e dije, nuk të njoftuan?
Sandër Ruçi: “Për kokën e fëmijëve, jo”!
- “Nuk flasim”, Olta Gixhari: Luizi është budalla, e rreh gruaja
- VIDEO/ “Çdo moment ndihet si një dhuratë”, pamjet përrallore të festave nga familja Ejlli
- VIDEO/ Heidi Baci reagon pas lajmeve se është larguar nga Shqipëria
- “Nuk duam hakmarrje”, prindërit e Martin Canit: Duam të largohemi që këtu, dua t’iu jap një mesazh njerëzve
- VIDEO/ Në familjen e Romeo Veshajt ka festë, zbulohen pamjet
- Banori i “BBVK” shpërthen në lot, ja çfarë ndodhi