Tue. Nov 19th, 2024

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj nuk janë ndarë kurrë? 

Një detaj në “Instagramet” e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt ka ngritur disa pikëpyetje tek fansat, duke menduar ose çifti ndoshta nuk janë ndarë, ose mund të ketë ndonjë “fije shprese” se janë rikthyer.

Në profilet e tyre në “Instagram”, duket se as Xhensila dhe as Besi nuk i kanë fshirë fotot nga dasma e tyre në 2017, e as fotot nga festa e ditëlindjes së Xhensilës.

Xhensila ka fshirë fotot ku ishte në krah të Besit, por fotot e saj me fustan nusërie nuk i ka fshirë, as mesazhet që dikush kishte lënë si diçiturë.

Gjithashtu, edhe foton e tortës së saj e cila kishte foton e të dyve, ajo nuk e ka fshirë.

Nga ana tjetër, Besi nuk i ka fshirë fotot që ka pasur me Xhensilës kur njoftuan se do të martoheshin, e as atë kur njoftuan se do të bëheshin prindër për herë të parë.

Nuk dihet sesi çifti i ka marrëdhëniet, por diçka është e qartë në rrjet, fansat e tyre i duan sërish bashkë!

Burimi: Albeu

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *