Edlira Çepani ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas ndarjes së papritur nga jeta të bashkëshortit të saj, Gerti Bogdani.
Me dhimbje ajo shprehet se, Gerti ishte shoku, dashuria, familja dhe skuadra e saj.
Postimi i Edlirës:
Ti e dije qe jeta ime s’ka kuptim pa ty! Ti e dije qe nuk ishe thjesht gjysma ime me e mire, ishe jeta ime!! Ti ishe shoku im, dashuria ime, familja ime, skuadra ime! Ti e di qe une nuk jetoj dot pa ty! S’di a ta thashe ndonjehere mjaftueshem sa te adhuroj!!! Zoti merr prane vetes me te miret, por ty s’duhet te te kishte marre, se une, Ajra dhe Reinarti kemi nevoje per ty, per dashurine tende per jeten, per keshillen e drejte qe jep gjithmone, per modelin e duhur qe je gjithmone! Bota eshte nje vend i pavlere pa ty! Do te te duam perjete, bashkeshorti, babai, shoku dhe njeriu me i mire qe do jetoje ndonjehere ne kete bote! Do te te dua çdo dite te jetes derisa te takohemi serish, drita e çdo rrugetimi tim!
Homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen ditën e nesërme dt. 19 Shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës.
- VIDEO/ Saimir Kodra: Më ndaloi një patrullë policie, ja çfarë më thanë
- Arben Derhemi reagon pas lajmeve për divorcin: Po si ka mundësi që…
- VIDEO/ Kostana Morava shpreh pakënaqësi ndaj “Wake Up”, Blendi Salaj i kthehet: Nuk të marr lejë ty se kë ftoj, këtu drejtoj unë!
- “Ike shumë shpejt shok”, Ori Nebijaj i jep lamtumirën e fundit Gerti Bogdanit
- Ky shtet fqinj u godit nga 3 tërmete brenda pak orësh
- “Je dhurata më e mrekullueshme që më ka dhënë Zoti”, postimin e fundit në rrjetet sociale Gerti Bogdani ia dedikonte bashkëshortes