Mon. Nov 25th, 2024

“Pse na e bëre o Gert?”, Arbër Çepani reagon pas humbjes së kunatit

Arbër Çepani ka reaguar pas lajmit të vdekjes së kunatit të tij, ish-deputetit të Partisë Demokratike Gerti Bogdani.

Pse na e bëre o Gert….Pse na e bëre”, shkruan në rrjetet sociale Arbëri.

Sipas policisë, nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja e Bogdanit ka ardhur për shkaqe natyrale.

“Më datë 18.09.2024, rreth orës 11:30, në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është gjetur pa ndjenja shtetasi G. B., 45 vjeç. Ky shtetas është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë. Nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në reagimin e policisë.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *