Fundjavën që lamë pas një stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshiu pjesën më të madhe të Europës Qendore dhe Lindore, duke shkaktuar 21 viktima si dhe shumë dëme materiale.
Më të prekura ishin Rumania, Polonia, Republika Çeke dhe Austria.
Por alarmi tashmë është dhënë edhe në Itali. Sipas Shërbimi Meteorologjik në vend, orët në vijim do të jenë mjaft delikate, pasi priten reshje të forta shiu, sidomos në bregun verior të Emilia-Romagna në jugun ekstrem të vendit.
Ndëkrohë edhe autoritetet në Kroaci, Hungari dhe Sllovaki po paralajmërojnë gjithashtu për përmbytjet në ditët e ardhshme.
Edhe në Shqipëri priten reshje orët në vijim, por nuk ka asnjë alarm për rrezikun që mund të shkaktojnë.
Përmbytje të konsiderueshme u shkaktuan nga stuhia Boris, e cila solli sasi të mëdha shiu dhe bore gjatë fundjavës.
- VIDEO/ Konkurrentja e “Përputhen” gjuan me këpucë njërin nga djemtë
- Shenjat e horoskopit që janë të fiksuara për shopping
- Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe magnituda
- “Ndodhi një shkëndijë shumë e fortë”, Olta Gixhari tregon për herë të parë propozimin e Dorit
- Arian Çani flet për puthjet në studio me të ftuarat: Gruaja ime kënaqej…
- “E premtja premton shumë”, Horoskopi i datës 22 Nëntor