Thu. Nov 14th, 2024

Video/ Arbana Osmani publikon recetën e gjyshes, fansat e kritikojnë, ja si iu përgjigjet moderatorja

Moderatorja Arbana Osmani ka postuar në Instagram një recetë byreku me petë të pjekura në saç.

“Byrek me petë të pjekura në saç, siç e bënte Mia, gjyshja ime”, shkruan Arbana ndërsa tregon recetën.

Postimi i Arbana Osmanit:

Përbërësit:

1 l qumësht
5 vezë @vezaovvital
500 g djathë të bardhë
200 g gjalpë i shkrirë
10 petë të pjekura (të gatshme)

Shikojeni videon me kujdes, edhe pse besoj se nuk ka recetë më të thjeshtë:)
Thërrmoni djathin me duar, skuqni gjalpin, dhe përzieni me vezet e rrahura e qumështin. Me këtë mase lagni çdo petë një e nga një dhe piqni për 25 min në 200 gradë.
I kam xhiruar të gjitha etapat përveçse kur hedh qumështin🙈

E lashë të piqej në furrë e dola të mbyllja nja dy punë dhe kur kthehem shoh që Edi e kish ngrënë një copë para se ti bëja video. Më ra pika por ça ti bëja🫣

Mos shikoni kaloritë. Ky lloj byreku të zgjat jetën🤪

Mirëpo fansat e kanë kritikuar dhe Arbana i ka postuar disa mesazhe në Instastories.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *