Wed. Sep 11th, 2024

Nga humbja tragjike e prindërve te heqja e 98 tumoreve, e reja shqiptare tregon historinë më të dhimbshme

Yllka Ageja ka kaluar në jetë një sërë peripecish dhe prapë ia ka dalë mes shumë sfidash.

Yllka ka treguar se ka hequr 98 tu.more në trup dhe prej dy vitesh lufton me to. Ajo ka zbuluar se ka hequr disa organe nga trupi si stomaku, mitra, vezoret dhe një pjesë e zorrës së trashë, por nuk e njeh dorëzimin.

Sakaq, Yllka ka thënë se ka humbur babain nga një tu.mor, ndërsa nëna ka ndërruar jetë në një aksident, ku djali i saj përfundoi në gjendje kome, ndërsa e bija pësoi fraktura në këmbë.

“Unë jam në kurim dhe nesër kam operacionin. Është pjesë e terapisë dhe falë forcave të mia kam arritur deri këtu, sepse tumori është shumë i vështirë. Unë kisha gjithmonë diarre, çfarë do lloj gjëje të haja. Erdha direkt në Itali dhe pas dy ditësh më ra të fikët dhe shkuam në spital. Më panë që kisha një tumor 8 cm në mitër. Gjë që ishte e pamundur sepse kisha hequr një polip në Shqipëri. Tum.ori im e ka origjinën në stomak, por ka zbritur në mitër. Për fat të keq, ky tumor nuk jep asnjë lloj shenje, por unë isha me fat sepse më kapi pak zorrën e trashë dhe e kuptuan mjekët. Kam hequr plot 98 tumore në trup. Sëmundja është shpërndarë në të gjithë trupin tim. Unë jetoj pa stomak, dy muajt e para ushqehesha me tub. Në fillim kam bërë 4 kimio, që ishin shumë të vështira, që nuk ia uroj askujt”, tregoi Yllka.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *