Meterologia e Institutit të Gjeoshkencave, Anira Gjoni tha se do të vijojnë reshjet e shiut, të cilat do të ndërpriten ditën e mërkurë dhe do të fillojnë sërish në vazhdim.
Sipas meterologes, reshjet e kësaj jave janë tipike për stinën e vjeshtës.
"Kjo javë do të vazhdojë me reshje shiu. Ato do të ndërpriten të mërkurën dhe do të nisin sërish ditën e premte, të shtunë dhe të diel. Temperatura nuk do të kenë rënie drastike, por do të jenë më të freskëta. Ashtu si gjatë natës që moti u shoqërua me reshje, ashtu do të vazhdojë intensiteti dhe të premten. Ndërsa, të enjten reshje do të jenë më pak të dobëta. Reshjet e kësaj jave janë tipike për stinën e vjeshtës. Shtatori njihet për reshjet dhe kjo është karakteristikë e tij. Ndërsa, sa i përket temperaturave të ajrit jemi në vlerat mesatare”, tha Gjoni.
- “Ndonjëherë planet e Zotit lindin nga e papritura”, Aleksia Peleshi e shqetësuar pas diplomimit: Besojini udhëtimit, por…
- Video/ Incident në Rinas! Indiani hap derën e avionit të “Air Albania”, piloti bën veprimin e menjëhershëm
- “Silvinjo është idiot komplet”, Albano Bogdo shpërthen ndaj trajnerit të Kombëtares
- Foto/ Ja çfarë i shkruante dikur Sarës e dashura e re e Ledrit
- Nga humbja tragjike e prindërve te heqja e 98 tumoreve, e reja shqiptare tregon historinë më të dhimbshme
- Meteorologia bën parashikimin e motit: Ja si do jetë fundjava