Balerini i njohur, Ilir Shaqiri është tepër aktiv në rrjete sociale i cili shpeshherë shihet të ndajë momente nga përditshmëria me ndjekësit e tij.
Së fundmi, Iliri postoi në “Instastory” një fotografi ku tregonte disa nga përbërësit e ushqimit që po përgatiste. Ai mori mesazhe të shumta, por njërin prej tyre e postoi në “Instastory”. Një ndjekës e ka falënderuar për këngët që ai bën.
Ai ka ngatërruar fituesin e BBV1 me këngëtarin shqiptar që mban të njëjtin emër dhe mbiemër si ai, Ilir Shaqiri.
"O bac si je, a u lodhe? Faleminderit për krejt këngët me 17 vjet që i kam i dëgjoj dhe s’ka muzikë ma t’mirë”, i ka shkruar ndjekësi.
Ndërkohë Iliri me humor i përgjigjet: “Ti i gjete të gjitha. Vet i knoj e vet i kërcej.“
- Video/ Si në fima! Këngëtari i famshëm shpëton gruan që donte të hidhej nga ura
- “Dashuria do të jetë në qendër të vëmendjes”, Horoskopi i datës 12 Shtator
- FOTO/ Edona James bën ndryshimin drastik
- Ronela Hajati shpërthen ndaj ndjekësve që e ofendojnë
- Këto 3 shenja Horoskopi do kenë një Shtator të vështirë
- “Do të paguajë çmimin”, ja si reagon Trump kundrejt Taylor Swift pasi mbështeti Harris për President