Mariah Carey po përjeton një tragjedi të madhe familjare. Në të njëjtën ditë, fundjavën e kaluar, i vdiq edhe nëna dhe e motra e saj, Patricia dhe Alison.
Shkaqet e vdekjes së tyre nuk janë bërë të ditura, por këngëtarja 55-vjeçare shkruan: “ Zemra më është thyer sepse fundjavën e kaluar humba nënën time. Dhe fatkeqësisht, në një ironi tragjike të fatit, po atë ditë vdiq edhe motra ime. Unë e vlerësoj dashurinë dhe mbështetjen e të gjithëve dhe respektin tuaj për dëshirën time për të qëndruar jashtë vëmendjes gjatë kësaj kohe të vështirë.”
Ajo kishte një marrëdhënie të komplikuar me nënën dhe motrën, të cilën ajo e përshkroi në autobiografinë e saj, The Meaning of Mariah Carey.
Për nënën e saj, në veçanti, ajo shkroi: “Udhëtimi im me të ishte plot kontradikta. Nuk ishte kurrë bardh e zi, por një ylber emocionesh. Marrëdhënia jonë ishte një varg i vështirë krenarie, dhimbjeje, turpi, mirënjohjeje, xhelozie, admirimi dhe zhgënjimi.”
- Plas skandali! Spikerja e lajmeve, letër Këshillit Drejtues të RTSH-së për Alfred Pezën: Më dërgonte mesazhe, më kërkonte…
- “Nuk m’i merrni dot”, Lori Hoxha poston foton e veçantë me skuadrën e Big Brother VIP
- Video/ Efi Dhedhes dhe vajzën e Julia Ilirjanit do t’i shohim bashkë në një emision
- “Efekte të varësisë”, BE heq programin e TikTok ku mund mund të fitoje para
- E prisnim në Top Channel, por Drini Zeqo shfaqet në këtë ekran
- “Nuk zihem as për një mashkull”, çfarë deklaronte Antonela Berisha kur ishte në Big Brother