Aktorja e filmit dhe teatrit shqiptar, Vera Zheji, një nga zërat simbol të Radio Tiranës, është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare.
Lajmi i hidhur është njoftuar nga vajza e saj, Lea, ditën e djeshme. Vera Zheji u shua në orët e para të së shtunës.
“Nëna ime Vera Zheji, u largua nga kjo botë. Kaloi pak javë të rënda, po iku qetësisht nga shtëpia e familja e saj sot në të gdhira. Në emrin e saj falenderoj gjithë miqtë e shumtë e dashamirësit që e kanë ndjekur, përkrahur e respektuar nëpër vite, të cilët ajo deri në fund i kujtonte me dashuri e mirënjohje. Kjo është jeta! Zoti na ndihmoftë të gjithëve ta mbyllim mirë kohën që na mbetet këtë botë!”, njofton ajo.
Vera Zheji mbahet mend si Sanda, bashkëshortja e Thoma Çakshirit (Robert Ndrenika) tek “Shi në plazh”, vjehrra e Samiut (Viktor Zhusti) tek “Mësuesi i letërsisë”, apo në role episodike tek “Dhe vjen një ditë”, “Familja ime”, etj.
- Ky shtet fqinj goditet nga 3 tërmete brenda pak orësh
- “Je dhurata më e mrekullueshme që më ka dhënë Zoti”, postimin e fundit në rrjetet sociale Gerti Bogdani ia dedikonte bashkëshortes
- VIDEO/ Me lot në sy dhe zërin që i dridhej, ja çfarë tha Grida Duma për Gerti Bogdanin
- “E enjtja sjell ndryshime të bujshme”, Horoskopi i datës 19 shtator për të gjitha shenjat
- Arbër Çepani bën dedikimin prekës: Mjekët më thanë i ke ditët e numëruara, ja çfarë bëri Gerti për mua
- “Nuk di sa qava me mesazhin e Edlirës për Gertin”, Arbana Osmani: Tregojini atyre që doni, sa shumë i doni!