Juglindja e vendit është përfshire mesditën e kësaj të diele nga reshje të dendura shiu të shoqëruara me erë të fortë dhe në vende te caktuara edhe me reshje breshëri.
Stuhia ka përfshirë Maliqin, ku përveç dëmeve në bujqësi, era e fortë ka shkulur edhe çati të objekteve buzë rrugës. Fatmirësisht nuk ka raportime për dëme në njerëz, ndërsa rrebeshe të tilla në zonën e juglindjes janë bërë më të shpeshta dhe me intensitet të lartë të reshjeve dhe erës.
Stuhia e shoqëruar me erë të fortë ka rrezuar disa pemë në aksin rrugor Pogradec – Maliq pranë fshatit Leshnicë. Për largimin e pemëve të rrëzuara nga rruga nacionale janë duke punuar punojës të shërbimit zjarrfikës ndërkohë që pemë të rrëzuara ka edhe në fshatin Tushemisht, pemë të cilat kanë shkaktuar radhë të gjata të automjeteve.
- Ilnisa Agolli reagon pas lajmeve për aksidentin e Meritonit
- Video/ Gazetari tregon gjendjen e Meriton Mjekiqit pas lajmeve për aksidentin
- A morën pjesë në dasmën e Dafinës motrat dhe nëna? Ja çfarë zbulojnë mediat
- Këto tre shenja Horoskopi janë të rrethuara nga fati
- FOTO/ Fejohet këngëtarja e njohur, prezanton partnerin e saj
- Video/ Zbulohen të tjera pamje nga dasma e Dafina Zeqirit