Këngëtarja e njohur, Bebe Rexha pas përfundimit të ‘Sunny Hill’ në Kosovë, ka shkuar për vizitë në vendlindjen e saj, Dibrën, pas 12 vitesh.
Përmes një postimi në ‘Instagram’ ka treguar se ka vizituar familjen dhe varrin e gjyshit të saj.
Madje Bebe ka ndarë edhe pamje nga qëndrimi i saj në fshat. Aty shihet familja e saj, e cila e përcjell me muzikë e tupana.
“Pas 12 vitesh u ktheva në vendlindjen e babait tim në Dibër të Maqedonisë. Rilidhja me rrënjët dhe familjen time ishte thellësisht emocionuese. Vizita e varrit të gjyshit tim ishte veçanërisht domethënëse, pasi nuk munda të merrja pjesë në funeralin e tij në kohë gjatë turneut. Familja do të thotë gjithçka për mua dhe kjo vizitë më kujtoi rëndësinë e lidhjeve tona”, shkruan Bebe.
- “Bota është një vend i pavlerë pa ty”, gruaja e Gerti Bogdanit: Ti e di që unë nuk jetoj dot pa ty!
- VIDEO/ Kiara Tito e zbulon më në fund: Do rikthehem në TCH, ja ku do të më shihni
- VIDEO/ “Na ka marrë malli për Lunën”, Kiara Tito iu tregon ndjekësve sa është rritur vogëlushja
- Edlira Çepani njofton me hidhërim ndarjen nga jeta të bashkëshortit, Gerti Bogdani
- Arjola Demiri bën ndryshimin drastik: Të mbaj atë që kam apo të marr një më të ri?
- FOTO/ Ish-banori i Big Brother përfshihet në aksident, publikon pamjet