Thu. Sep 19th, 2024

Shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza në këtë shtet

Car Rental in Rinas Airport, Tirana International Airport, TIA, Albania

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka dhënë lajmin se qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza në 99 shtete, kjo sipas tij falë edhe bisedimeve të pandërprera dhe nënshkrimit të marrëveshjeve me disa shtete, së fundmi edhe me Tajlandën.

"Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza në 99 shtete, kjo falë bisedimeve të pandërprera dhe nënshkrimit të marrëveshjeve me disa shtete, së fundmi edhe me Tajlandën.

Ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e pasaportës shqiptare dhe në promovimin e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

MEPJ do të vazhdojë punën për forcimin e pasaportës shqiptare kudo në botë”, shkruan ministri Hasani.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *