Thu. Sep 19th, 2024

Video/ Bebe Rexha mbërrin në Kosovë: Do shkoj në Dibër, jam shumë e emocionuar

Bebe Rexha është një nga artistët e ftuar specialë për të performuar në skenën e “Sunny Hill Festival” të këtij viti.

Ajo mbërriti e emocionuar mesditën e kësaj të marte në Kosovë.

“Kam disa surpriza për të cilat jam shumë e emocionuar. Është shumë e rëndësishme për mua të bashkëpunoj me kulturën time”, tha ajo për “Telegrafin”, duke shtuar se do të sjellë diçka unike për audiencën kosovare.

Vizita e Bebe Rexhës në Kosovë nuk përfundon me performancën e saj. Ajo planifikon të shkojë në qytetin e saj të origjinës, Dibër, për të marrë pjesë në një ceremoni familjare, duke shprehur dëshirën e saj për të kaluar kohë me familjen dhe për të njohur më mirë rrënjët e saj.

“Kushëriri im do të ketë një syneti. Kështu që unë do të shkoj në syneti, mendoj, për dy, tre ditë”, tha ajo duke buzëqeshur.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *