Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, në koncertin e saj në një nga lokalet e natës, u ndal pak çaste për të ndarë me fansat një moment personal.
Artistja u shpreh se ka kaluar edhe periudha të vështirë në jetë dhe me këtë deklaratë, falënderoi psikologen e saj, që ishte e pranishme në koncert, Adelina Pjetrën.
Veçanërisht, Xhensila u ndal te periudha e shtatzënisë.
"Dua të bëj një monolog të vogël. Ndodh ndonjëherë që jo të gjithë kalojmë periudha të bukura, por e rëndësishme është që të kesh njerëzit e duhur në krah. Adelina të falënderoj shumë zemër, për gjithçka, për gjithë suportin që më ke dhënë në të gjithë rrugëtimin tim dhe gjatë gjithë shtatzënisë sime. Ishe një krah i fortë, faleminderit shumë”, tha këngëtarja.
E emocionuar nga kjo deklaratë e papritur, psikoterapistja Adelina Pjetra publikoi videon në rrjetet sociale.
"Faleminderit Xhensila Myrtezaj, ishte një surprizë e bukur, nuk e prisja”, shkruan ajo krahas videos.
- Ky shtet fqinj goditet nga 3 tërmete brenda pak orësh
- “Je dhurata më e mrekullueshme që më ka dhënë Zoti”, postimin e fundit në rrjetet sociale Gerti Bogdani ia dedikonte bashkëshortes
- VIDEO/ Me lot në sy dhe zërin që i dridhej, ja çfarë tha Grida Duma për Gerti Bogdanin
- “E enjtja sjell ndryshime të bujshme”, Horoskopi i datës 19 shtator për të gjitha shenjat
- Arbër Çepani bën dedikimin prekës: Mjekët më thanë i ke ditët e numëruara, ja çfarë bëri Gerti për mua
- “Nuk di sa qava me mesazhin e Edlirës për Gertin”, Arbana Osmani: Tregojini atyre që doni, sa shumë i doni!