Thu. Sep 19th, 2024

Sonila Meço flet për shtatzëninë: U zgjova dhe thashë dua fëmijë!

Në podcastin “Mam”, Sonila Meço ka folur mbi mëmësinë dhe periudhën e shtatzanisë. Nuk ishte një planifikim i kahershëm i rrëfen ajo Orinda Hutës, por një thirrje e brendshme që e ndiente prej disa muajsh. Një mëngjes, ajo thjesht u zgjua dhe donte një fëmijë.

“Unë e ndieja. Në fakt ishte disa muaj që kishte ardhur një thirrje e brendshme. Tani shiko, në të 30-at unë jam e bindur që për çdo vajzë, sado të jetë e përfshirë me karrierën, vjen një thirrje e brendshme. Mua më erdhi, por më erdhi gati e menjëhershme, më zgjoi nga gjumi, dje ishte kam vënë këtë përpara, të vë ca gjëra përpara, të vë dhe këtë dhe mandej, u zgjova në mëngjes: dua fëmijë!”, tha ajo.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *