Aries
Një refuzim që do të merrni do ju acarojë së tepërmi. Megjithatë bëhet fjalë për një çështje pune, ndaj bëni mirë të merrni masa. Sa i takon sferës së ndjenjave, mbrëmja parashikohet të jetë mjaft e favorshme.
Taurus
Kjo e martë do të jetë mjaft e mbarë dhe relaksuese, e cila do ju lejojë që të vlerësoni me më shumë kujdes, disa propozime që keni marrë së fundmi. Këshillohet të mos nxitoheni në dhënien e një përgjigje. Mbrëmja do të jetë mjaft e mbarë për tu kaluar me njerëzit që doni.
Gemini
Mos u tregoni shumë skeptik në raport me një bashkëpunëtorin tuaj, pasi mund të befasoheni nga iniciativat premtuese. Në dashuri, ky është momenti ideal për tu kaluar me partnerin/en.
The crab
Mundohuni të tregoni më shumë kujdes për shëndetin, sidomos lidhur nëse i keni vendosur vetes disa objektiva dhe ju duhen më shumë energji. Këshillohet që të mos përfshiheni në debate tepër të nxehta.
Leo
Mundohuni të mos përqendroheni shumë në debate të kota. Do të jeni kokëfortë dhe impulsiv, ndërkohë që hapet një muaj i rëndësishëm për të ndezur ndjenjat dhe për të bërë një hap të rëndësishëm, në raport me një person që doni.
Virgo
Shmangni tensionet në dashuri ose në familje. Vendosja e një ultimatumi nuk do ju ndihmoni të fitoni një konflikt, ndaj mundohuni të përpunoni strategjitë tuaja. Kjo e martë është mjaft e rëndësishme për të rigjetur qetësinë.
Libra
Kjo ditë do ju gjejë të luhatur në sjelljen tuaj. Luhatjet e humorit, mund të shkaktohen nga një situatë jo shumë e këndshme në vendin e punës. Këshillohet që në dashuri dhe familje, të mos jeni shumë agresiv.
Scorpio
Mundohuni të mos rrezikoni shumë në investime, për të cilat nuk jeni të sigurtë. Në këtë moment është e rëndësishme që të gjeni përqendrimin dhe të çoni deri në fund të gjitha projektet tuaja. Kjo ditë ju fton që të tregoni kujdes në dashuri.
Sagittarius
Ky është momenti më i mirë për të kaluar bashkë me familjen dhe me personat që doni. Ka disa keqkuptime të cilat duhet ti mbani nën kontroll, por nga ana tjetër keni qenë shumë të lodhur dhe një përgjigje që do të merrni do ju gëzojë. Propozimet tuaja do të vlerësohen maksimalisht.
Capricorn
Do të keni mundësi për të bërë disa ndryshime të frytshme lidhur me projektet tuaja. Nga pikëpamja sentimentale, ka disa dyshime të cilat duhet ti zgjidhni para se të hyni në konflikt me partnerin/en. Duhet të jeni të qartë me veten tuaj dhe të bëni një ballafaqim, pa u treguar shumë agresiv.
Aquarius
Kjo ditë do të jetë mjaft interesante për të nisur një projekt të ri dhe për të shfaqur më shumë besim në veten tuaj. Edhe në dashuri do të jeni më romantik, ndaj përfitoni nga ky moment për të bërë një arratisje të vogël në çift.
Pisces
Këshillohet që në vendin e punës mos të jeni shumë të ashpër, pasi një sugjerim i një bashkëpunëtori tuaj, mund të jetë mjaft i vlefshëm. Sigurisht ka disa keqkuptime që kërkojnë zgjidhje, por horoskopi i kësaj dite parashikon mundësi të mira në punë. Në dashuri duhet të jeni më të komunikueshëm.
- “Nuk flasim”, Olta Gixhari: Luizi është budalla, e rreh gruaja
- VIDEO/ “Çdo moment ndihet si një dhuratë”, pamjet përrallore të festave nga familja Ejlli
- VIDEO/ Heidi Baci reagon pas lajmeve se është larguar nga Shqipëria
- “Nuk duam hakmarrje”, prindërit e Martin Canit: Duam të largohemi që këtu, dua t’iu jap një mesazh njerëzve
- VIDEO/ Në familjen e Romeo Veshajt ka festë, zbulohen pamjet
- Banori i “BBVK” shpërthen në lot, ja çfarë ndodhi