Këngëtarja nga Kosova, Arta Kabashi ka qenë një nga personazhet që u pëlqye shumë në Big Brother VIP Albania 3 për shkak të natyrës së saj të qetë dhe pozitive.
Teksa ishte e ftuar në “Pushime on Top”, këngëtarja tha se po jeton një periudhë shumë të mirë, me shumë këngë të reja.
“Big Brother m’i ka nxehur motorët dhe tani nuk kam të ndalur, jam pa pushim, në lëvizje. Është një koncept që, nëse di ta shfrytëzosh, besoj që ia sheh hajrin”, u shpreh artistja nga Peja.
E pyetur nga moderatorja Lei Kraja se a është penduar për këtë eksperiencë, ajo tha se përkundrazi kjo do të mbetet diçka që do ta kujtojë gjithmonë.
“Jo, është diçka shumë e thjeshtë. Mendo për diçka që e ke përjetuar. Nëse ke ndjenjë të mirë, pozitive për të, atëherë nuk ke pse pendohesh. Unë, kur mendoj për Bigun, e kam një ndjenjë të mirë, ishte një atmosferë e këndshme për mua, sepse e pata vendosur që në fillim të tregoja talentin dhe anën pozitive të Artës”, she said.
- VIDEO/ Shpërthen Shqipe Hysenaj, Ronaldo Sharka i mbyll mikrofonin, largohet me sherr nga emisioni
- VIDEO/ Kiara Tito ndjek këshillën e fanses, ja si shfaqet në Portokalli
- VIDEO/ Julia Ilirjani shpërthen ndaj Alba Pollozhanit: Më shih në sy mua…
- VIDEO/ Heidi Baci kalon momente të lumtura me familjen në Romë
- VIDEO/ Alba Pollozhani “përzë” Meri Shehun nga emisioni, ja si reagon astrologia
- VIDEO/ Venera Lumani dhe Lind Islami së shpejti prindër për herë të parë