Sun. Nov 24th, 2024

Video/ Eva Alikaj: Rolin tim te “Pallati 176” e donte Rajmonda Bulku, askush nuk do ta bënte më mirë!

Aktorja Eva Alikaj, e njohur më së shumti si ‘Elsa e Pallatit 176’, ka treguar të pathënat e komedisë që ‘nuk vdes’ kurrë.

Teksa ishte e ftuar mbrëmjen e kaluar në “Top Arena”, Eva Alikaj tregoi se rolin e saj ikonik në fakt donte ta merrte aktorja Rajmonda Bulku.

“Kam dëgjuar më vonë që rolin tim në ‘Pallatin 176’ donte që ta merrte Rajmonda Bulku. Ndoshta dëshironte autorja që t’ia jepte rolin por nuk e di kush nguli këmbë dhe ma dhanë mua. Unë e qava, nuk e bën njeri si unë. Roli ishte i varfër në fakt, isha unë aty që i dhashë shpirtin tim dhe ngeli aty derisa doli Elsa”, tha Eva Alikaj.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *