Aktori Gentian Zenelaj u shpreh se arsyeja pse e ka refuzuar rolin në një film të Luizit, ka qenë dashuria për teatrin, kontaktin me spektatorin dhe emocionin e pastër.
“Po, ka qenë një rol që kam refuzuar. Më duket te filmi i Luizit. Mendoj se nuk e shikoja veten aty. Po atë vit kam refuzuar edhe një rol të vogël te filmi që bëri Blerim Destani, “Parajsa është në det”, mos gaboj, është titulli.”
I ftuar në emisionin “Pushime On Top”, ai shtoi se në kinematografi gjithmonë ka gjetur justifikime për t’i shmangur rolet, pasi nuk i ka shijuar.
“Unë jam munduar me shumë qytetari ta bëj të qartë se nuk e shoh veten. Sigurisht mund të ketë hatërmbetje pa diskutim, po bota jonë është kaq e vogël, sa unë prapë në këtë portokallin që vërtitet do të kem rastin të punoj prapë”, përfundoi Gentian Zenelaj.
- Video/ Romeo e çon Heidin tek shtëpia e gjyshërve në Vlorë, i kërkon t’ju bëjë kafe
- Video/ Sarah Berisha: E dua shumë një bebe në këtë moment!
- Video/ Timo Flloko dhe Vera Grabocka nxjerrin pamjet nga ditëlindja e fundit e Ismail Kadaresë
- Foto/ Luana Vjollca bën gjestin fantastik, i zbukuron ditën maturantes: Jam pafund krenare për ty!
- Video/ “Kapiteni i zemrës”, Çiljeta i bën dedikimin e veçantë Albanit
- Video/ “Kjo vaska të kujton gjë?”, Ilnisa thumbon Eglën, Meritoni qesh me të madhe