Aktori i njohur, Jul Deda i ftuar në “Wake Up”, tha se donte t’i kishte gjërat në kontroll, madje shtoi se me disa prej vajzave ka ende komunikim edhe jashtë shtëpisë së “BBV”.
Pyetje: Të kemi parë shpesh me vajzat që kanë qenë pranë teje brenda shtëpisë, si Ledjona apo Erjola. Vazhdon miqësia edhe jashtë?
July: E kemi ruajtur miqësinë, kemi dalë kemi pirë kafe. Jo me të gjithë sepse nuk kemi pasur mundësi. Por me gocat jemi takuar jo vetëm për të treguar se brenda ka pasur një miqësi të vërtetë, por sepse kështu ka qenë vërtetë.
Pyetje: Ky raporti yt me vajzat brenda lojës ka qenë mjaft i komentuar, është thënë se ato kanë qëndruar pas teje. Çfarë mund të thuash për këtë?
July: Shkonim shumë mirë me njëri-tjetrin. Por aty brenda kisha qejf që t’i kisha gjërat në kontroll. Edhe fakti që flija i fundit për shembull. Erdhi një moment në lojë që ishin 12 vajza dhe 4 djem dhe mbizotëronin femrat. Me mendjen time mendova që me vajzat është loja, ai është terreni që do të na ndihmojë të rrimë më gjatë në lojë. Djemtë dolën njëri pas tjetrit, sikur i kishte nëm njeri (qesh).
- “Nuk flasim”, Olta Gixhari: Luizi është budalla, e rreh gruaja
- VIDEO/ “Çdo moment ndihet si një dhuratë”, pamjet përrallore të festave nga familja Ejlli
- VIDEO/ Heidi Baci reagon pas lajmeve se është larguar nga Shqipëria
- “Nuk duam hakmarrje”, prindërit e Martin Canit: Duam të largohemi që këtu, dua t’iu jap një mesazh njerëzve
- VIDEO/ Në familjen e Romeo Veshajt ka festë, zbulohen pamjet
- Banori i “BBVK” shpërthen në lot, ja çfarë ndodhi