Sat. Sep 28th, 2024

Foto/ Mediat italiane zbulojnë romancën e re të Chiara Ferragnit

Mediat italiane shkruajnë se Chiara Ferragni është në një romancë të re me mjekun ortoped nga Toskana, që quhet Andrea Bisciotti.

Lajmi vjen pak kohë pasi reperi Fedez u pa shumë pranë modeles franceze Garance Authiè, me të cilën u fotografua edhe i kapur për dore gjatë garës së Formula 1 në Monte Carlo.

Ata u shfaqën më pas në të njëjtin jaht, nga ku Fedez postoi në Instagram të modeles 20-vjeçare e veshur me një fustan të bardhë.

Andrea Bisciotti është 31 vjeç, pra 6 vite më i ri se Chiara. Ai është me origjinë nga Pontremoli dhe punon për spitalin “Humanitas” në Milano.

Sipas thashethemeve, ai dhe Chiara kanë vetëm pak javë që kanë nisur historinë e dashurisë, të cilën po përpiqen ta mbajnë larg vëmendjes së medias dhe komenteve.

Supozohet se familjarët dhe miqtë e tyre të përbashkët janë në dijeni të lidhjes.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *