Shkrimtarja e njohur, Helena Kadare “Në Kurthin e Piter Pan” tregoi për karrierën, jetën e saj dhe sigurisht për njohjen me shkrimtarin Ismail Kadare.
Helena Kadare: Ai mori çmimin e Republikës, unë isha nxënëse në gjimnaz dhe të gjithë e dinin që i dija përmendsh të gjitha poezitë e tij dhe më kishin shtruar fotot e tij të gazetës. Ai nuk më njihte fare. Unë botova një tregim tek Zëri i Rinisë. Ai ishte në Moskë, kishte përfunduar studimet këtu dhe kishte vajtur për specializim. Atje vinin gazetat shqiptare në një hotel në Moskë. Ai pa këtë tregim dhe më bëri 3 rreshta: Lexova tregimin tuaj, shkruani dhe mos u trembni. I gjithë gjimnazi e mori vesh këtë gjë që erdhi kjo letër. Pastaj kur erdhi në Shqipëri, u njohëm rastësisht në rrugë.
- VIDEO/ Konkurrentja e “Përputhen” gjuan me këpucë njërin nga djemtë
- Shenjat e horoskopit që janë të fiksuara për shopping
- Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe magnituda
- “Ndodhi një shkëndijë shumë e fortë”, Olta Gixhari tregon për herë të parë propozimin e Dorit
- Arian Çani flet për puthjet në studio me të ftuarat: Gruaja ime kënaqej…
- “E premtja premton shumë”, Horoskopi i datës 22 Nëntor